Florim Kafexholli ka studiuar master në drejtimin e gjeografisë në Prishtinë dhe është i angazhuar si mësimdhënës në Qendrën e Kompetencës në Malishevë.
Puna dhe kontakti me njerëz është tiparë i tij i çmuar ku përkushtimi në mikpritjen e vizitorëve e ka bërë edhe pasionant të natyrës dhe të vizitave të ndryshme të nxënësve në terren.
Florimi ofron udhërrëfim në gjuhën shqipe në rajonin jugor të Kosovës, një rajon me potencial turistik dhe vlera tradicionale pasi që edhe ai vet është nga Malisheva.