GuideKS është shoqata e vetme e guidave turistike në Kosovë!
Misioni ynë është promovimi i Kosovës përmes guidave profesionale turistike si dhe promovimi dhe mbrojtja e profesionit të guidës.
GuideKS
Ndihmë dhe konsulencë për operatorët turistik kombëtar dhe ndërkombëtar
GuideKS
Promovon kapacitetet profesionale që posedon anëtarësia
GuideKS
Bashkëpunim me institucione qendrore e lokale dhe partnerë tjerë strategjik kombëtar e ndërkombëtar në fushën e turizmit
GuideKS
Promovues i mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
GuideKS
Hulumtime të ndryshme tematike në funksion të sektorit të turizmit në Kosovë
GuideKS
Promovimi i profesionit të guidës tek gjeneratat e reja.

Bëhu pjesë e rrjetit të guidave turistike të Kosovës!

– A je guidë turistike?
– A don të kontribuosh në rrjetin e parë të guidave turistike në Kosovë?
– A dëshiron të ndash përvoja profesionale me kolegët e tu guida në Kosovë?
– A je entuziast të punosh në projekte e aktivitete të zhvillimit të turizmit?
– A don të avokosh për rregullimin e tregut dhe mbrojtjen e profesionit të guidës në Kosovë?
– A ke nevojë të promovosh punën tënde si guidë turistike?
– Nëse nuk je guidë, por ke pasion që të bëhesh guidë në të ardhmen?

Nëse në shumicën e këtyre pyetjeve je përgjigjur me po, atëherë bëhu pjesë e Kuvendit të Anëtarëve të GUIDEKS duke plotësuar aplikacionin në vegëzën e bashkangjitur.

GUIDAT TONA

Njihuni me Kuvendin e Anëtarëve të shoqatës sonë dhe se çka ofrojnë ata si guida turistike. Për më shumë info, lexoni profilet e tyre.

Artë Prebreza

Kam 19 vjet dhe studioj Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe Psikologji. Jetoj në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Tjerët shpesh më përshkruajn si vajzë pozitive, zbavitëse dhe e shoqërueshme. 

Enes Toska

Jam Enesi, me prejardhje nga Prizreni por jetoj në kryeqytet, Prishtinë. Kam studiuar arkitekturë dhe kam përvojë mbi 15 vjeçare në lëminë e trashëgimisë kulturore, planifikimit urban dhe turizmit kulturor në shumë komuna të Kosovës.  

Erdis Driza

Pronar dhe menaxher i Driza’s House – hostel në Prizren, nga 2015. Gjithashtu Grafik dhe web dizajner me eksperienc 10 vjeçare. Më pelqen të njoftoj njerëz të ri nga gjithë bota dhe ti prezantoj atyre bukurit dhe historin e shtetit tonë. 

Orhan Ramadani

Lindur dhe rritur në Prishtinë. Kam pasur një pasion për natyrën dhe artin që nga fëmijëria. Fascionimi im me udhëtimet, artin dhe natyrën,  përvojën e gjerë në eksplorime dhe ndarjen e përvojave të mia me të tjerët, më joshi për të arritur të kem një karrierë si guidë. Gjatë 15 viteve të fundit, kam ndarë dashurinë dhe pasionin tim për botën natyrore me grupe bjeshkatare në vende të mrekullueshme anembanë Ballkanit.

Kushtrim Dula

Me pasion për natyrën dhe mirëqenien e komunitetit, i diplomuar në Austri, flas disa gjuhë të huaja dhe shumë mirë i adaptuar me kulturat globle. Me eksperiencë të gjatë në industrinë e turizmit, menaxhmentit dhe konsulencës, si në Kosovë, Austri dhe më gjerë. I përgatitur mirë dhe me njohuri të gjera për tema të ndryshme kulturore dhe historike, si dhe një shoqërues i shkëlqyer për të gjitha tipet e turistëve.

Rudina Lila

Të qenit guide turistike është një nga mënyrat për të parë botën, për të mësuar më shumë sa i përket kulturave të ndryshme si dhe një mundësi e mirë për të promovuar vendin tim. Experienca ime në industrinë e turizmit , entuziazmi, dhe njohuritë në këtë fushe janë disa nga atributet që më bëjnë guide më të kompletuar.Me anë të këtijë profesioni unë do ta promovoj  kulturen, historine dhe do të jap inputin tim personal në ekonominë e vendit tim.

Shqipe Mula

Të jeshe guidë është sfidë, e në të njejtën kohë emocion dhe knaqësi gjatë takimeve me njerëz të cilët kanë kultura të ndryshme nga e jona. Për mua është nderë për ti bërë të tjerët ta duan dhe ta pelqejnë vendin tim, Kosovën.

GUIDEKS

Organizata GUIDEKS është themeluar me qëllim të promovimi turistik të Kosovës përmes guidave profesionale. Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në këto lloje të objektivave dhe aktiviteteve:

Objektivi specifik 1: Promovimi i Kosovës si destinacion turistik përmes ndihmës dhe konsulencës për operatorët turistik kombëtar e ndërkombëtar: Aktivitetet:
– Promovimi i Kosovës si destinacion turistik përmes formave të ndryshme të komunikimit;
– Promovimi i trashëgimisë natyrore dhe mbrojtjes së ambientit në Kosovë;

– Promovimi i mbrojtjes së trashëgimisë dhe diversitetit kulturor në Kosovë;
– Promovimi i kapaciteteve profesionale që posedon anëtarësia;
– Promovimi i profesionit të guidës te gjeneratat e reja;
– Organizimi i aktiviteteve të ndryshme promovuese si simpoziume e konferenca;

Objektivi specifik 2: Edukimi dhe ngritja e kapaciteteve profesionale për profesionin e guidës si potencial për vende të reja të punës: Aktivitetet:
– Ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve profesionale për guida përmes formave të ndryshme të edukimit / trajnimit (trajnimet do te jenë falas apo nën çmimin e tregut);
– Ndihmë dhe konsulencë për operatorët turistik kombëtar dhe ndërkombëtar;
– Shkëmbim i përvojave profesionale mes guidave në Kosovë;
– Shkëmbim i përvojave profesionale mes shoqatave dhe guidave në rajon dhe botë;
– Anëtarësimi në shoqata/organizata tjera rajonale dhe/apo ndërkombëtare;

Objektivi specifik 3: Avokimi për politika të qëndrueshme të turizmit në Kosovë: Aktivitetet:
– Hulumtime të ndryshme tematike në funksion të sektorit të turizmit dhe temave të tjera që ndërlidhen me turizëm;
– Avokimi për rregullimin e tregut dhe mbrojtjen e profesionit të guidës në Kosovë;
– Bashkëpunimi me institucione qendrore e lokale dhe partnerë tjerë strategjik kombëtar e ndërkombëtar në fushën e turizmit;

Anëtarët Aktual

  • Adnan Beqiraj
  • Agron Rugova
  • Arbnor Cana
  • Arianit Mula
  • Artë Prebreza
  • Avdi Mehmeti
  • Avdyl Gashi
  • Bekim Bytyqi
  • Betim Biba
  • Burim Rexhepi
  • Boban Petrović
  • Bojan Antić
  • Edlira Kastrati
  • Egzona Azemi
  • Egzona Luboteni
  • Endrit Elezkurtaj
  • Enes Toska
  • Erdis Driza
  • Fatjona Ajvazi
  • Fitim Bunjaku
  • Flaka Bytyqi
  • Galdim Jusufi
  • Genc Pilingjurka
  • Gent Bicaj
  • Granit Temaj
  • Hakan Namligji
  • Kushtrim Dula
  • Lindita Cërvadiku-Dibra
  • Mentor Vokshi
  • Merita Koqi
  • Miljana Čanović
  • Milot Krasniqi
  • Nazmi Hasanramaj
  • Naile Çekaj
  • Nedih Limani
  • Nedjmidin Rahmani
  • Orhan Ramadani
  • Petar Đorđević
  • Rinor Nishevci
  • Rudina Lila
  • Sadri Krasniqi
  • Sibel Dalldush
  • Slobodan Joković
  • Shqipe Fejza
  • Shqipe Mula
  • Shukrane Begu
  • Teodora Đokić
  • Valentina Muriqi
  • Veron Tara
  • Veton Kastrati
  • Visar Haxhifazliu
  • Visar Ukallo

Bordi Ekzekutiv

  • Njësia për adminsitratë dhe financa: Orhan Ramadani, Visar Ukallo.
  • Njësia për projekte dhe aktivitete: Enes Toska, Rudina Lila, Shqipe Mula, Visar Haxhifazliu.
  • Njësia për marrëdhënie me publikun: Artë Prebreza, Erdis Driza.

Drejtori Ekzekutiv

  • Enes Toska

Bordi Këshillues

elizabeth gowing

Elizabeth Gowing ka studiuar letersi ne Universitetin e Oxfordit ne Britanine e Madhe dhe ka marre diplome si mesuese nga Universiteti i Londres. Mbas 10 vite pune ne Londer ajo eshte shperngulur ne Kosove ne vitin 2006. Ka botuar kater libra per Kosove (Travels in Blood and Honey: becoming a beekeeper in Kosovo; Signal Books, 2011; Edith and I: on the trail of an Edwardian traveller in Kosovo; Elbow Publishing, 2013; The Rubbish-Picker’s Wife: an unlikely friendship in Kosovo; Elbow Publishing, 2015, dhe The Silver Thread; a journey through Balkan craftsmanship, Elbow Publishing, 2017). Ajo eshte perkthyesja prej gjuhes shqipe ne gjuhen angleze te kujtimeve e Hasan Prishtines si dhe te biografise se Adem Demacit, te dyja te botuara nga Rotullia Press ne vitin 2010. Gjithashtu ajo eshte kontribuese e rregullte ne emision te BBC-se 'From Our Own Correspondent' me stori prej Ballkanit, dhe ka shkruajte per Kosove dhe per rajon per gazetat dhe revistat britanike sic eshte The Independent. Ajo ligjeron rregullisht ne Angli per trashegimine dhe kulturen e Kosoves. Ne vitin 2009 Elizabeth e ka bashkethemeluar OJQ The Ideas Partnership qe ka per qellim shfrytezimin e fuqise se vullnetareve per perballimin e sfidave ne arsim, ambient, trashegimi kulturore si dhe nje fokus te vecant per komunitetet rome, ashkali dhe egjiptas. Ne vitin 2016 Elizabeth ka marre cmimin Nene Tereze nga Presidentja Atifete Jahjaga per punen e saj humanitare, ndersa ne vitin 2017 eshte emertuar si ‘Pike e Drites’ me Point of Light Award prej kryeministres britanike, Theresa May, per punen e saj ne Kosove. Ne vitin 2018 Presidenti i Kosoves, Hashim Thaci, ka shpalle dekret per dhenien e nenshtetesise kosovare Elizabetes.

Hajrulla Çeku​

Hajulla Çeku është politikolog dhe ka ekspertizë e përvojë profesionale në fushat e qeverisjes lokale, trashëgimisë kulturore, turizmit, planifikimit urban dhe zhvillimit të shoqërisë civile. Përgjatë përvojës profesionale mbi 15 vjeçare në shoqëri civile dhe administratë shtetërore ka udhëhequr dhe ka qenë pjesë e programeve të ndryshme në kuadër të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, EC Ma Ndryshe dhe Ministrisë së Turimit dhe Mjedisit (Shqipëri). Hajrulla Çeku ka mbaruar studimet në nivelin Master në Zhvillim Lokal Krahasues, në Universitetin e Trentos dhe Universitetin e Regensburgut në Itali dhe Gjermani.

Sali Shoshi

Sali Shoshi është arkitekt dhe aktvist i shoqërisë civile në Kosovë. Për një kohë të gjatë ai udhëheq organizatën “Trashegimia Kultuore pa Kufij - CHwB” duke u bërë një zë i rëndësishëm për te folur për sifdat e ruajtjes se trashëgimisë kulturore dhe përdorimit të saj si resurs për zhvillim të qëndrueshëm. Duke qenë pjesë kësaj organizate, z. Shoshi ka pasur rastin të jetë pjesë e shume projekteve lokale dhe ndërkombëtare për trashëgiminë kultuore dhe turizmin. z. Shoshi është themelues i kompanisë turistike ‘Catun- Adventure in the Balkans’, kompani e cila ka per vizion të nxjerr në dritë dhe t’i ndajë me turistë tregimet për Kosovën - historinë, tranzicionin, kontradiktat dhe shpresat e popullit të saj. Kompania ‘ Catun - Adventure in the Balkans’ ishte idetaore dhe ‘fam tripit’ në Kosovë të Asociacionit të Turizmit të Aventurës ATTA, një rrjet botëror i operatoreve turistik me seli në SHBA. Ai është anëtar i Këshillit Kosovës për Turizëm, një organ këshilldhënës për zhvillmin e turizmit në Kosovë.

Dokumentacioni

Statuti

Kliko për ta hapur statutin e organizatës.

Organogrami

Kliko për ta hapur organogramin e organizatës.

Çertifikata e regjistrimit

Kliko për ta hapur çertifikatën e organizatës.

Kontakti

+383(0)49372639 +383(0)44128830

Orari: 09:00-17:00

Adresa: Rexhep Mala 28A, 10000 Prishtina, Kosovo

Email contact@guideks.org