Alberta Tahiri
Prof. Asoc. Dr. Alberta Tahiri është eksperte në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, me një përvojë të gjatë në mësimdhënie, kërkime shkencore dhe trajnime profesionale. Aktualisht, ajo është profesoreshë e rregullt në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, në Fakultetin e Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, ku ligjëron në programet bachelor dhe master në drejtimet Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis;Menaxhment dhe Turizëm i Qëndrueshëm. Me një interes të thellë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore përmes turizmit, ajo ka publikuar një numër të madh punimesh shkencore në revistat dhe platforma akademike të njohura. Artikujt dhe kërkimet e saj fokusohet në lidhjen mes trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Profesoresha Tahiri ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe në projekte mobiliteti, duke ndarë njohuritë dhe përvojën e saj për promovimin e turizmit të bazuar në vlerat kulturore. Si trajnere e çertifikuar, ajo ka zhvilluar qasje inovative për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në kuadër të turizmit. Ajo ka botuar librat: Menaxhimi në Turizëm – Qasje Teorike Menaxheriale (2017) dhe Turizmi i Qëndrueshëm (2022). Trashëgimia Kulturore dhe Turizmi (2025). Alberta është anëtare e GUIDEKS që nga themelimi, duke kontribuar në fuqizimin e rolit të guidave turistike, zhvillimin profesional të tyre dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Kosovë. Ajo ofron edhe shërbimet e saja si guidë turistike në gjuhë shqipe në tërë territorin e Kosovës.
guidesinkosovo@gmail.com