A dëshironi që pasionin tuaj për promovim të Kosovës të shndërroni në një profesion të vërtetë?
Asociacioni i udhërrëfyesve turistik të Kosovës – GUIDEKS ju fton të aplikoni për ciklin e radhës të trajnimeve për udhërrëfyes turistik kombëtar dhe lokal.
Ky program i vetëm në Kosovë për Udhërrëfyes Turistik është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) për Nivelin V të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK). Trajnimi ofrohet nga trajnerë të GUIDEKS të certifikuar nga Federata Evropiane e Asociacioneve të Guidave Turistike (FEG) dhe profesionistë të ndryshëm të fushave përkatëse.
Më poshtë gjeni formën e regjistrimit (obligative) përderisa informatat më të detajuara për trajnim i keni poshtë në vijim.
Vendet janë të limituara dhe pranimi i kandidatëve do të bëhet në parimin First come, first served (i pari shërbehet).
AFATI I APLIKIMIT: 9 tetor 2026
DITA E PARË E TRAJNIMIT: 10 tetor 2026
LOKACIONI I TRAJNIMIT: Prizren
1. ÇKA PËRFITONI NGA KY TRAJNIM?
2. KOHËZGJATJA DHE FORMATI I TRAJNIMIT
* European Credit system for Vocational Education and Training
3. KOHA DHE VENDI I TRAJNIMIT
PERIUDHA E TRAJNIMIT: tetor – janar 2027 (~12-13 javë)
DITA E PARË E TRAJNIMIT: 10 tetor 2026, e shtunë
LOKACIONI: GUIDEKS Qendra e udhërrëfyesve turistik / Muzeu i Elektroekonomisë (Hidroelektrana), Prizren
https://maps.app.goo.gl/pBtZHSovLgUedTzq9
4. LOGJISTIKA GJATË TRAJNIMIT
5. GJUHA E TRAJNIMIT
Trajnimi do të mbahet në gjuhë shqipe.
Njohja e një gjuhe të huaj është obligative.
Nëse pjesëmarrësit gjatë fazës së aplikimit deklarohen që dëshirojnë të certifikohen edhe në gjuhët tjera zyrtare të Kosovës angleze/turke/serbe, pjesa praktike gjatë trajnimit do aplikohen për gjuhët përkatëse që dëshironi të certifikoheni.
Sipas Ligjit të turizmit Nr. 08/L-074 – Neni 29 pika 1.4. udhërrëfyesit turistik duhet të kenë njohuri të njërës nga gjuhët zyrtare dhe të paktën një gjuhë të huaj që do të përdoret në kryerjen e shërbimeve të udhërrëfyesit turistik.
6. KRITERET PËR APLIKIM
7. PËRMBAJTJA E TRAJNIMIT
Sipas përkufizimit zyrtar udhërrëfyesi turistik është personi që udhëzon vizitorët në gjuhën e zgjedhjes së tyre dhe interpreton trashëgiminë kulturore dhe natyrore të një zone, i cili person normalisht zotëron një kualifikim specifik të zonës të lëshuar dhe/ose të njohur nga autoritetet përkatëse.
Udhërrëfyesit turistik janë ‘ambasadorë’ gjegjësisht përfaqësues të qyteteve, rajoneve dhe vendeve për të cilat janë të kualifikuar. Ata kontribuojnë në mënyrë thelbësore në perceptimin e një destinacioni. Udhërrëfyesit turistik janë në gjendje të ndihmojnë udhëtarët të kuptojnë kulturën e rajonit të vizituar dhe mënyrën e jetesës së banorëve të tij. Ata kanë një rol të veçantë nga njëra anë për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore, ndërsa nga ana tjetër për të ndihmuar në sigurimin e qëndrueshmërisë së saj duke i ndërgjegjësuar vizitorët për rëndësinë dhe cenueshmërinë e saj.
Trajnimi do të ofrohet në gjithsej 4 module, ku pas çdo moduli përkatës organizohet testi me shkrim ose ai praktik. Modulet për Udhërrëfyes Lokal janë më të shkurtëra (110 orë) përderisa për Udhërrëfyes Kombëtar janë më të gjata (215 orë).
Moduli 1 – Hyrje në profesionin e udhërrëfyesit turistik (i përbashkët për dy nivelet)
Moduli 2 – Trashëgimia kulturore, natyrore dhe interpretimi (bazik për nivel lokal dhe i avancuar për nivel kombëtar)
Moduli 3 – Teknikat e udhërrëfimit turistik (bazik për nivel lokal dhe i avancuar për nivel kombëtar)
Moduli 4 – Puna praktike në terren (1 rajon për nivel lokal dhe 5 rajone për nivel kombëtar)
Ky program i trajnimit bazohet në parimet e standardit CEN EN 15565:2008 (Tourism services – Requirements for the provision of professional tourist guide training and qualification programmes). Udhërrëfyesit turistik kombëtar do të pajisen me njohuri teorike dhe praktike për tërë territorin e Kosovës përderisa për ata kandidatë/e që aplikojnë për certifikim të udhërrëfyesve turistik lokal duhet të përzgjedhin 1 rajon përkatës gjatë fazës së regjistrimit.
Rajonet e përcaktuara për kualifikim gjenden në vijim:
Kandidatët që pranohen do të pajisen me program dhe agjendë detaje të përmbajtjes së trajnimit dhe temave që do të mbulohen gjatë trajnimit.
Pjesa teorike e programit të trajnimit përfshin formate të mësimit sikurse: ligjërata, punëtori, mësim online, mësim dhe detyra individuale për kandidatë/e dhe vlerësim-testimi për këto njohuri.
Pjesa praktike e programit të trajnimit përfshin formate të mësimit sikurse: dhënia e modelit (shembujve), praktika në terren në rajone (qytete e fshatëra) të ndryshme të Kosovës dhe vlerësim-testimi për këto njohuri.
8. KUSHTET E CERTIFIKIMIT
Nëse ndonjë kandidat/e dështon të kalojë njërin nga modulet vlerësuese të trajnimit, atij/asaj do ti ofrohet edhe një mundësi për vlerësim / testim gjatë ciklit të njëjtë të trajnimit. Në rast të dështimit edhe për herë të dytë atëherë kandidati nuk arrin të fitojë të drejtën e vazhdimit të trajnimit.
9. ÇMIMI I TRAJNIMIT DHE KUSHTET E PAGESËS
NA KONTAKTONI
Nëse keni pyetje, paqartësi apo ju duhen më shumë informata, ju lutem kontaktoni drejtpërdrejt GUIDEKS tek Koordinatori i Sigurimit të Cilësisë Enes Toska në email adresë enes.toska@gmail.com apo guidesinkosovo@gmail.com ; në numrin e telefonit +383(0)49372639 (Viber) si dhe në rrjetet tona sociale.
