Blerim Gjocaj – GUIDË KOMBËTARE
Blerim Gjocaj është gastronom, naturalist, guidë kombëtare, ligjërues dhe fotograf i pasionuar i botës së egër. Ai njihet për përkushtimin e tij ndaj natyrës, trashëgimisë kulturore dhe promovimit të vlerave natyrore. Përmes profesionit të tij si gastronom dhe udhërrëfyes kombëtar Blerimi promovon kulturën, traditat dhe bukuritë natyrore. Si ligjërues, ai angazhohet në vetëdijesimin e të rinjve në shkollat fillore dhe të mesme për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së biodiversitetit dhe respektimit të trashëgimisë natyrore e kulturore. Një nga veçantitë që e dallon është fotografia e botës së egër, përmes së cilës dokumenton faunën, florën dhe peizazhet natyrore. Gjithashtu, ai organizon aktivitete kampingu për të gjitha moshat dhe prezanton gatime në natyrë,duke i afruar njerëzit me natyrën përmes përvojave edukative, rekreative dhe kulinare. Me punën dhe angazhimin e tij, ai vazhdon të promovojë natyrën, kulturën dhe vlerat e trashëgimisë sonë.
guidesinkosovo@gmail.com