Milot Krasniqi
Njihuni me Milotin, një nga guidat më pozitive dhe entuziaste në Gjakovë! Pasioni dhe dëshira për natyrën dhe trashëgiminë kulturore e bënë atë të diplomonte studimet e masterit në Universitetin e Prizrenit në fushën e “Trashëgimisë Kulturore dhe Menaxhimit në Turizëm”. Angazhimi profesional në muze dhe aktivitete të ndryshme edukative me të rinjtë në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore janë anët e tij të forta. Përvoja e tij disavjeçare, njohuritë e thella të kombinuara me pasionin dhe entuziazmin për të promovuar rajonin e tij dhe vendin tonë, e bëjnë atë një rrëfimtar të vërtetë që i bën shumë vizitorë të lumtur. Miloti është guidë lokale që ofron shërbimet e tij në rajonin perëndimor të Kosovës dhe atë në gjuhë shqipe.
guidesinkosovo@gmail.com